Maqedoni

Kovaçevski: Kemi mbështetje të fortë dhe konkrete nga SHBA-ja për anëtarësimin e vendit në BE

Kjo është periudha kur duhet të marrim vendimet kyçe për të përshpejtuar procesin e integrimeve evropiane, sepse BE-ja është rruga jonë e vetme, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një postim në Fejsbuk pas takimit me ushtruesin e punëve në Ambasadën Amerikane në vend, Erik Majer.

Siç tha Kovaçevski, me Majerin, përveç procesit të integrimeve evropiane, është biseduar edhe për mbështetjen e SHBA-së në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike.

“Ramë dakord që vendimet e guximshme sjellin sukses, Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, duhet të bëhet edhe anëtare e BE-së, për çka vendi ynë ka mbështetje të fortë dhe konkrete nga SHBA-ja. Këtë do ta bëjmë krah për krah me partnerët tanë strategjikë SHBA-të, shtoi Kovaçevski në publikimin.