Një delegacioni i Komisionit për Ekonomi, Bujqësi dhe Transport nga Parlamenti i Republikës së Çekisë për vizitë në Kuvend
Delegacioni i Komisionit për Ekonomi, Bujqësi dhe Transport nga Parlamenti i Republikës së Çekisë u takua sot me anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u diskutuan temat për tejkalimin e sfidave në energjetikë.
Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, Dime Vellkovski, tha se në periudhën e kaluar prodhimi i energjisë elektrike në vend është rritur për shkak të numrit të madh të ditëve me diell në vit.
Ai përkujtoi se në tre muajt e fundit të vitit me fotovoltaikët e rinj janë prodhuar rreth 60 megavat të reja energji elektrike. Me dispozitat e reja ligjore është bërë i mundur formimi i komuniteteve energjetike që do të mund të prodhojnë vetë energjinë elektrike. Për këtë qëllim, Vellkovski tha se fondi energjetik për mbështetjen e hartimit të projekteve për efikasitetin energjetik për momentin kap shumën prej pesë milionë euro.
Vellkovski falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen e saj në fushën e ekonomisë, integrimeve evropiane dhe për ruajtjen e identitetit maqedonas.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Bujqësi dhe Transport nga Parlamenti i Republikës së Çekisë, Mirosllav Plevni, theksoi se temat energjetike janë shumë të rëndësishme, sepse energjia elektrike është shtytësi kryesor i Evropës, por edhe i mbarë botës.
Ai informoi se Republika e Çekisë në vazhdimësi i zgjidh sfidat energjetike. Në këtë drejtim, përmendi se Republika e Çekisë nuk është më e varur nga gazi rus, pasi ka filluar të mbështetet në burimet e tjera të rinovueshme të energjisë.
Në takim u ndanë edhe përvojat për tejkalimin e sfidave me ruajtjen e energjisë elektrike të prodhuar nga fotovoltaikët.
Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori çek në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jarosllav Ludva. Ai theksoi se Republika e Çekisë do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në përpjekjet për të hyrë në BE dhe se pret që të gjitha sfidat në këtë rrugë të tejkalohen së shpejti.
“Dhe do të jemi së bashku në rrugën për në BE,” tha Ludva.