BE në prag të një marrëveshjeje të madhe për rregullat e migracionit dhe azilit
Pas vitesh debatesh përçarëse dhe të hidhura, Bashkimi Evropian është afër një marrëveshjeje të madhe për të krijuar një politikë të unifikuar migracioni. Euronews raporton se, ministrat e Punëve të Brendshme nga i gjithë Bashkimi Evropian do të takohen sot në Luksemburg për të vendosur nëse votojnë ose refuzojnë një grup të ri rregullash për të menaxhuar kolektivisht pritjen dhe zhvendosjen e azilkërkuesve.