Rajon - Botë

WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

Platforma WordPress po bëhet me një shtojcë të re të Inteligjencës Artificiale që mund të gjenerojë dhe të editojë tekst.

Mjeti quhet “Jetpack AI Assistant” dhe është i disponueshëm falas për përdoruesit e WordPress.com “për një kohë të kufizuar”, me 20 kërkesa falas dhe një tarifë mujore prej 10 dollarë pasi t’i keni shfrytëzuar shërbimet falas, transmeton Telegrafi.

Është shembulli më i fundit i softuerit të gjenerimit të tekstit nga AI, por disponueshmëria e tij në një nga platformat më të mëdha të blogjeve dhe menaxhimit të përmbajtjes në botë do ta përhapë këtë teknologji edhe më tej në të gjithë ueb-in.

Mjeti është prodhuar nga Automattic, kompania që zotëron WordPress.com dhe kontribuon në zhvillimin e platformës WordPress me burim të hapur.

Automattic e përshkruan mjetin si një “partner shkrimi krijues” që i lejon përdoruesit “të gjenerojnë përmbajtje të ndryshme sipas komandës tuaj, duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe përpjekjen e kërkuar në krijimin e përmbajtjes”.