Adnan Azizi: Prej në kohën e Cërvenkovskit e Gruevskit partitë maqedone preferojnē BDI-në si partnere
Nuk ka subjekt politik maqedonas që nga koha e Cërvenkoskit, Gruevski, Zaevit, Kovaçevskit dhe Mickoskit që nuk preferojnë ta kenë BDI-në partnere. Ky është konstatimi i Adnan Azizit, njërit nga figurat kryesore të Lëvizjes Besa, i cili i quan përpjekje për t’ia rritur rejtingun BDI-së, deklarimet e fundit të VMRO-së për hyrje në qeveri me LSDM-në, por pa BDI-në.
Në të njejtën vijë, menjëherë pas VMRO-së ishte edhe vet BDI e Ahmetit, të cilët theksuan se janë të gatshëm të mbështesin një qeveri pa BDI brenda, por me kusht që VMRO të votojë ndryshimet kushtetuese, informon KlanMacedonia.
Sipas Adnan Azizit, BDI është parti servile e partive maqedonase, ndërsa përmend deklarimet e një akademiku maqedonas, që sipas tij, kishte propozuar që BDI të shpallet “pasuri kombëtare e maqedonasve”.
“Deklarimet dikur të LSDM-së se e duam qeverinë pa BDI-në dhe sot të VMRO-së ‘kundër’ BDI-së ishin të akorduara për të ngritur rejtingun e BDI-së e cila nga 8% tani ka rënë në 6 % dhe vazhdon të bjerë dita ditës. Pika e përbashkët e gjithë partive maqedone është dëshira për ta patur BDI-në në ‘shtratin’ e vet politik! Besoni se komandanti që thoshte dikur ‘flasim shqip shqip’ shumë bukur e zotëron gjuhën e marrëveshjeve për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht”, ka shkruar Azizi./KlanMacedonia