Rajon - Botë

Erdoğan: Ne do të ndërtojmë bashkë “Shekullin e Turqisë”

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se 85 milionë qytetarët turq së bashku do të ndërtojnë “Shekullin e Türkiyes”, raporton Anadolu.

“Ne do të zbatojmë dy koncepte: stabilitet dhe besime. Ne do të ndërtojmë Shekullin e Türkiyes me stabilitet dhe besim”, tha Erdoğan pas takimit të parë të kabinetit të tij të ri në kryeqytetin Ankara.

Më 28 maj në Türkiye mbajt raundi i dytë në zgjedhjet presidenciale pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë të mbajtur më 14 maj.

Sipas rezultateve zyrtare, Erdoğan fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind të votave.

Presidenti Erdoğan të shtunën zbuloi kabinetin e tij të ri pas inaugurimit në Ankara.

“Në këto zgjedhje, të gjithë në Türkiye kanë fituar me ne dhe aleancën tonë. Pavarësisht nga preferencat e tyre politike, çdokush nga 85 milionë banorët ka fituar”, tha Erdoğan.

Ai tha se kombi ruajti vullnetin dhe të ardhmen e tij me një pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e 14 dhe 28 majit, duke shtuar se demokracia turke është bërë një pikë referimi për botën.

Erdoğan u zotua të angazhohet për çdo qytetar, duke thënë se do të vazhdojë të punojë për vendin pa përjashtuar askënd.