Tërmet, stuhi dhe përmbytje/ Në pak ditë ishulli goditet nga tre fatkeqësi vdekjeprurëse
Të paktën 3 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan nga një tërmet i fuqishëm që goditi Haitin, vetëm pak ditë nga përmbytjet shkatërrimtare që lanë pas 42 viktima.
Sipas autoriteteve zyrtare, tërmeti me magnitudë 4.9 Rihter goditi ishullin në orët e para të mëngjesit, ndërsa viktimat u gjetën në rrënojat e shtëpive të tyre.
Disa ditë më parë një stuhi e fuqishme që solli përmbytje të mëdha zhvendosi më shumë se 13 mijë banorë nga shtëpitë e tyre.
Kryeministri Ariel Henry deklaroi se strukturat e emergjencës janë në terren, teksa shtoi shumë vende partnere kanë ofruar ndihmën e tyre në përballimin e këtyre fatkeqësive që shkaktuan dëme të pallogaritshme.
Programi Botëror i Ushqimit është një nga agjencitë e OKB që ka nisur shpërndarjen e ndihmave emergjente në zonat më të prekura nga përmbytjet.