Delegacion i ASH homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Hotël të Likovës
Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët në përbërje të Sekretarit të përgjithshëm Krenar Lloga, Nënkryetarit Elmi Aziri dhe anëtarit të Kryesisë Rijat Shaqiri, bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Hotël të Likovës.
Me vendosjen e luleve të freskëta dhe me një minutë heshtje në nder të të rënëve në altarin e lirisë, u shënua 6 Qershori, Dita e Çlirimit të zonës së Likovës nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.