Tentimi për vjedhje të bankomatit në Butel paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare?!
Katër persona kanë tentuar të grabisin me eksploziv një bankomat në Butel. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës tre. Ata aktivizuan mjetin shpërthyes, por nuk arritën të depërtojnë bankomatin. Shpërthimi ka qenë i fortë, gjë që ka shqetësuar banorët në pallatet përreth.
Nga shpërthimi u dëmtuan tre automjete të parkuara në afërsi. Nuk ka persona të lënduar.
“Në vijim është procesi hetimor nga ana e zyrtarëve policorë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë për “Makfax” nga MPB.
Më shumë detaje priten gjatë ditës.
Vjedhjet dhe tentimvjedhjet e mëdh në Maqedoninë e Veriut zakonisht paralajamërojnë zgjedhje të parakohshme. A do të jetë kështu edhe kësaj radhe presim të shohim.