Kolumna

Njëzetëvjetori i 2 Majit

(Si duket Zoti e paska hapur qiellin)

Nazmi Beqiri, anëtar i Shtabit të UÇK-së

Ky njëzetvjetor i 2 Majit u festua, u përkujtua nën regjimin e pandemisë së Kovidit 19.
Organizatorët kishin vendosur që aktivitetet t’i bëjnë në mënyrën “online”, pos homazheve.
Pavarësishtë këtyre vendimeve, Varrezat e Dëshmorëve ishin përplot, po ashtu edhe rrethina e stadionit, kurse në stadion respektoheshin rregullat. Dominonte adoleshenca dhe kjo më mbushi zemrën e goditur njëherash me dhimbje, mallëngjim, krenari e plotë kujtime.
Kishim shumë beteja para 2 Majit dhe në të gjitha fitonim dhe ecnim përpara me zgjërim territori dhe organizime të ndryshme.
Me të madhe më mundnin kujtimet e shumta, luftëtarja (infermierëja) nga Dugagjini, Aga Dinë nga Sllupçani, baba i Zenelit nga Likova që mbështillej me flamur…
Gjatë marrëshimit për në fshatrat e rrafshinës së Kumanovës, po udhëtoja përkrah me luftëtarën nga Dugagjini (nuk i di vendin) të besimit katolik (ashtu ishte prezantuar).
-Atje ku po shkojmë, si do të na presin o bacë?
Isha paraqitur si vullnetar nga Dugagjini dhe si i tillë duhej të flisja.
-Nuk di, i thash. Kam qenë në Sllupçan para 3 muajve. Ajo që kam parë aty ishte trimëri, bujari, besë, por…
-Po çfarë, por, më pyeti ajo?
-Ishin shumë fetarë.
Të gjitha gratë e vajzat ishin të mbuluara…
E unë çfarë të bëj, më pyeti?
Me dëgjua bacin, ti e vëndos në kokë një mbules dhe rri me gratë. Kur të paraqitet nevoja të thërrasim, i thash…
Zbritëm në Likovë.
Hapën shtëpitë kazerma.
Pastaj në Sllupçan, ku disa dhe gati e gjithë komanda ishim vendosur në shtëpin e Agës Dinë.
Vërtet aty kisha qenë para 3 muajve, por gjendja civile kishte ndryshuar.
Na bënë të ndihemi si në shtëpitë tona. Çdo ditë po prisnim njerëz si për ditë të bajramit. Djem, vajza, gra, të gjithë silleshin me ne si të ishim të shtëpisë dhe nuk fshihej kush (si më parë), madje edhe na shtronin bukën e shërbimet e tjera që më herët bëheshin nga djemtë.
Mua po më thërrisnin Iliri nga Dugagjini e shpesh në emër të vendit.
Një ditë Baca Miz (tani Dëshmor Kombi) po më thoshte në vesh.
-Dugagjin, unë të njoh…
-Edhe unë, i thash…
U përqafuam.
Kur kishim mundësi për prehje Aga Dinë më merrte nën sqetull e më ledhatonte kokën. Shenjë kjo se më njihte. Epo i atij rajoni isha e në Sllupçan kisha mbaruar shkollën fillore.
-Dugagjin, më tha Aga Dinë në përqafim, -po të thërret një luftëtare nga Kosova.
Dola dhe pash bashkëluftëtarën.
U përqafuam.
-Bac më tha ajo. Ndenja tri ditë pa dalë nga shtëpia që u vendosa, por e shoh që nuk është ashtu si më the ti. Mos ke luajtur me mua vetëm pse jam katolike.
Qeshëm.
-Jo, nuk kam luajtur. Si duket Zoti e paska hapur qiellin, i thash…

Na u shtua shumë aktiviteti sa kërkuam një shtëpi komandë (pa civil).
Ajo kohë ende ishte mjegull dhe RM-ja na kishte shpallur të mundur, të zhdukur, të përzënë në Kosovë edhe pran aktiviteteve të shumta edhe me armë si këtu si në anën e Sharrit. Megjithëate, Haxhi Selajdini (baba i dëshmorit më të rij të luftës së UÇK-së), me plot bindje e vendosshmëri e lëshoi shtëpinë për komandë.
Morrëm ca banka e karrige nga shkolla dhe ndamë dhomat sipas nevojës. Aty vepronim si komandë e vërtet me uniforma, kujdestari, roje, dhoma e administratës, dhoma e lidhjeve dhe e komandës.
Mbase përditë po ndesheshim me ushtarët e policinë e RM-së.
Ua kthenim armët dhe ata vazhdonin, kurse propaganda ishte se skishte kund as edhe një ushtar i UÇK-së.
Gati të gjitha fshatrat i kishim mbuluar me organizim e njësite.
Një ditë, po në atë komandë, na erdhi lajmi se ushtria e RM-së, po futet me blinda e tanke në fshatrat e Likovës.
-Të jeni të gatshëm e në vëzhgim të përhershëm, u tham.
Ato njësitë e tyre njëherë ndalën në fillim të fshatit Likovë.
Më pastaj futet në fshat e rrugës kryesore deri në mes të fshatit.
Ndalën.
Na e morri mendja se do të futën në kërkim të kazermave dhe vendosëm që mos t’i lëm fare të zgjërohen por të asgjesohen aty.
Shenjë për goditje ishte fillimi i zbarkimit të ushtarëve.
-Ka zbritur vetëm një, tha Fika.
Po dolën të tjerë gotditi mitraloz, i tha Cata.
Për zënien e pritave kishim urdhëruar që më parë. Pas këtij urdhëri filloi të urdhëroj Guri (tani i ndjerë).
I thërriste ushtarët me emra dhe u tregonte se ku të dilnin dhe me çfarë armësh të goditnin. Me e thënë të vërtetën disa nga to nuk na kishin arritur ende.
Ky lloj komandimi qëllimishtë po bëhej përmes celularëve dhe e dinim se po përgjoheshim, por se do të kishte kaq informim efikas nuk e besoja.
Besonim se kishim armë të bollshme që asnjë mos të dilte nga aty, as si njerëz e as si mjete. Nga dalja e ushtarit të vetëm i cili po bënte sikur shikonte mjetin e tij të luftës, nuk besoj se kanë kaluar 3-5 minuta, dhe ai kthehet në blind dhe fillojnë të tërhiqen.
Nëse nuk zbrazin armë, mos i goditni ishte komanda. Në shtëpinë Komandë herëpashere vinte vetëm Haxhi Selajdini me Abdulmexhitin (dëshmorin që e sqaruam). Na pyeste mos na mungonte gjë dhe shkonte…
Përplasje pa krisma patëm gati në vazhdimësi, madje edhe në qytet. Por de fakto, për nënshtetasit maqedonas ne nuk ekzistonim.
Kur arritëm që të bënim katër batalione, dhe filluan të na vijnë edhe emisar të ndryshëm nga vendi dhe jashtë, kjo shtëpi komandë nuk na mjaftonte.
Tani më filluam të kërkonim një shtëpi komandë me podrum, me strehimore, dhoma të bollshme dhe objekte apo shtëpi përcjellëse ose që lidheshin me te.
E gjetëm dhe në të njejtën mënyrë të zotët e shtëpisë (Ragmiu dhe vëllezerit e tij Shenasiu dhe Remziu) pranuan që ta lëshonin.
Në atë Shtëpi Komandë, kaluam me 2 prillë dhe nuk lëvizëm më.
Shënoja çdo gjë pos për 2 Majin.
Ishin pjekur kushtet për një dalje të hapët. Në pasditën e 2 Majit u hapën krisma në Sllupçan rrugës kryesore të fshatit. Pastaj nga të gjithë kazermat. Këto risma u përcollën në iso Orizare dhe Vaksincë. Pastaj Llojan dhe Likovë dhe në tërë fshatrat e Likovës. Krismat nuk shkëputeshin por shkonin jehon.
Duke dëgjuar nga oborri i komandës, më kapën emocionet.
Të shkoj të shënoj thash me vete dhe atë e bëra.
Sa hapa Ditarin m’u kujtua Ismet Jashari dhe kafeja që i kishte mbetur pa e pi në Kumanovë.
Shkrova: Tani do ta pimë kafen e Ismet Jasharit. E lëshova lapsin kimik dhe dola.
Ditarin do ta hapja në mëngjesin e hershëm të 3 marsit, kur më thirri Beqa.
-Drita automjetësh po vijnë nga hekurudha.
-Mos e leni asnjë të futet në fshat i thash.
Pa përmedur komandat: -U bë, më tha…
Hapa ditarin dhe po i shënoja edhe minutat me sekonda të këtyre fjalëve.
Nuk kaluan as 10-15 minuta (tani sipas kujtesës) dhe u paraqit Beqa.
-…Blindat u kthyen pasi nxorrëm nga ta dy ushtarë të gjallë. Disa u vranë. Ne nuk kemi as të plagosur.
Mes fjalëve ushtarake e me fjalë të sodit i thash: -përhajr dhe mos i maltretoni ushtarët e zënë rob.
-U bë tha.
Vonë ditën filloi granatimi i fshatrave të Likovës.
Informimet e para ishin se lindën tre djem. Në Likovë, në Llojan dhe në Sllupçan. Për dy të parët propozova dhe emrat dhe ashtu u pagëzuan, kurse për të tretin thash se duhej ta pagëzonin vet. Me siguri kanë qenë në stadium…
Atë ditë të tre majit na ranë edhe tre dëshmorë: Baca Miz, Baca Rem, dhe Zaimi. Lavdi u qoftë.
Do të jetojnë prore në popullin tonë…
Lavdi Dëshmorëve të Kombit…