Maqedoni

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Etemi dhe Besimi dënohen me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht

Gjykata Themelore Penale në Tetovë sot dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, përcjell TV21, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat.