Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare dhe dy gra kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Shtip-Miladinoci, në afërsi të pikpagesës rrugore “Kadrifakovë”.
Siç informojnë nga SPB Shtip, dy femrat ishin të moshës 37 dhe 62 vjeçare. E para iu nënshtrua plagëve pasi u transportua në Spitalin klinik në Shtip, transmeton Lideri.mk.
Aksidenti ka ndodhur pasi janë përplasur dy automjete: “Toyota Land Cruiser” dhe “Chevrolet Kalos” me targa të Koçanit dhe Shkupit. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe katër persona tjerë, dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e tyre. Tre persona janë hospitalizuar në Spitalin klinik në Shtip, ndërsa i lënduari i katërt është dërguar në klinikat në Shkup.
“62-vjeçari V.Z ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. nga Koçani dhe pasagjerja e mitur femër në veturën Chevrolet Kalos, ndërsa nga mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Dy drejtuesit e mjeteve, 34-vjeçari D.H. janë transportuar një pasagjer në mjetin Toyota Kalos dhe një pasagjer i moshës së mitur. (Lideri)