Maqedoni

Abdylfeta Alimi sot lirohet nga burgu

Sot përfundon masa e burgut për ish sigurimin e Kuvendit, Abdylfeta Alimi njëherësh personi i cili më 27 prill të vitit 2017 kishte shpëtuar Ziadin Selën i cili ishte cak i sulmit të protestuesve të dhunshëm.

Alimi vuajti 6 vite e dy muaj burg nën akuzën për bindje ndaj urdhrit të paligjshëm dhe mos veprim, përkatësisht akuza e tij kryqëzohej me veprimet e dy ish deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët kishin hapur portat kryesore të Kuvendit duke i mundësuar hyrjen e protestuesve të dhunshëm në Kuvend.

Gjykata kishte paraparë se dënimi ndaj tij meriton shkallë më të lartë, por për shkak të veprimit human (në shpëtimin e jetës së Selës) trupi gjykues kishte konsideruar në zvogëlimin e masës efektive duke i caktuar 7 vite burg efektiv.