Diaspora

Krisin armët mes serbëve e shqiptarëve në Austri

Një përleshje masive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së diel para një lokali të natës në lagjen Bindermichl – Keferfeld të Linz-it. Disa dëshmitarë të cilët edhe kanë bërë xhirime amatore kanë thënë për mediat austriake se bëhet fjalë për një përleshje mes një grupi shqiptarë dhe një tjetër serbë. Sipas informatave të siguruara, thuhet se në këtë sherr masiv ishin përfshirë rreth 20 persona, përcjell albinfo.at

Përveç kësaj, tre persona thuhet se kanë nxjerrë armë zjarri dhe kanë shkrepur në ajër. Kur policia mbërriti në vendngjarje me disa patrulla, të gjithë të përfshirët ishin larguar.

Arsyet e kësaj përleshje mes dy grupeve ende nuk dihen. Policia e Linz-it nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për ngjarjen, përveç se ka konfirmuar se rasti ka ndodhur.