Nesër lirohet përgjithmonë Feta Halimi
Pas gati pesë viteve të kaluara në burg, nesēr pritet të lirohet përgjithmonë Feta Halimi. Është ky lajm që ka gëzuar mbarë opinionin shqiptar, sepse Fetau edhe pse ishte heroi i 27 prillit të vitit 2017, kur shpëtoi Ziadin Selën, por për shumë veta edhe ekzistencën u Maqedonisë, ai u mbajt pa faj në burg, transmeton Lideri.mk.
Pas tei viteve të kaluara në burg, Fetau për herë të parë u lëshua për uikend në 30 shtator të vitit 2021. Ai me shumë emocione e pat paralajmëruar këtë moment dhe mundësinë për të viztuar vendlindjen Orizaren e komunës së Likovës.
“Pas njimij e njiqind e njëzet e pes ditë e netë (1.125 ) do të jem nesër në Orizaren time në një vizit tre ditore!
Mirupafshmi familjar bashkëfshatar miq e dashamirë”, pat shkruar asokohe Feta Halimi./Lideri.mk