Erdogan siguron fitoren, Kiliçdaroglu vetëm me gjasa teorike (Live)
Recep Tayyip Erdogan po prin me 52.24 për qindnë garën për president të Turqisë, kur janë numëruar 96.60 për qind e kutive.
Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu raporton se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu ka 47.76 për qind.
Me këtë Erdogan de facto ka siguruar fitoren, kurse gjasat e Kiliçdaroglut janë vetëm teorike, raportojnë mediumet në Turqi.
Në balotazhin e parë presidencial në Turqi votuan 60,75 për qind e qytetarëve.
Rezultatet Live mund ti përcillni në këtë Link: https:https://secim.aa.com.tr/
Me të përfunduar votimi, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar mbështetësve të tij që “t’i mbrojnë kutitë e votimit”, raporton Al Jazeera.
Rezulatet live në këtë Link: https://secim.aa.com.tr/