October 5, 2024
Maqedoni

Rrugët e Strugës gati pa trotuare dhe me plotë gërmadha

Edhe pse me programin vjetor të Strugës, parashifen mbi 163.000.00 euro, ose mbi 490.000.00 euro, për vitin 2021-2023, në Strugë sot nuk mund të gjeni një trotuar të kompletuar.

Në qytetet për rreth nesh punohet 24 orë për të rregulluar infrastrukturën dhe për ta modernizuar ofertën turistike për sezonin veror, Struga jonë për fat të keq si asnjëherë më parë është e mbytur në gërmadha mbetjesh, kaos urban dhe plot parregullsi.

Ato pak punime që janë nisur, për shkak se punimet nuk kontrollohen, asnjëra nuk është mbaruar dhe detyrojnë turistët dhe qytetarët të lëvizin rrugëve në vend të trotuarit, e qytetarët dhe bizneset vazhdojnë të vuajnë pasojat.

Pyesim përsëri, përse nuk i shfrytëzoni mjetet financiare të programuara dhe për çfarë i përdorni, ku i harxhoni paratë ?!

“Udhëheqësia e Strugës turistike” – zgjohuni, përvishuni punës…?!

#NDRYSHIME
#PERKUSHTIM
#TRANSPARENC
Lulzim Nasufi, – Kryetar i Degës së ASH – së, – Strugë.