Maqedoni

UT ngushëllon familjen e ish rektorit Vullnet Ameti

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Ameti,
Me hidhërim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë në Universitetin e Tetovës, Luan Ameti.
Në këto çaste të rënda për familjen, të afërmit, miqtë, shokët dhe për gjithë ata që punuan e bashkëpunuan për vite me radhë me Luanin, na lejoni ta ndajmë dhimbjen tonë të thellë me Ju, ne stafi drejtues, mësimdhënësit, studentët dhe gjithë të punësuarit e Universitetit të Tetovës.
Kolegu ynë Luan Ameti, ishte përgjegjës i Sigurimit në Universitetit tonë, punëtor i dalluar dhe shok shembullor në detyrat që iu besuan nga Universitetit i Tetovës.
U prehtë i qetë në botën e amshuar dhe Zoti e shpërbleftë me gjithë të mirat e asaj bote.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolegun tonë Luan Ameti!

Tetovë, më 23 maj 2023
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti,
Rektor i Universitetit të Tetovës