Pas një kohe të gjatë, LSDM rikthehet në Haraçinë me takime partiake
Pas një kohe të gjatë, që nga zgjedhjet lokale, LSDM sot rikthehet në Haraçinë me aktivitet partiak, transmeton Lideri.mk.
Partia e Kovaçevskit poashtu gjatë ditës së sotme ka paraparë aktivitete edhe në Çair e Saraj.
“Aktivitetet në terren të LSDM-së nën sloganin “Krah për krah deri në fitore” vazhdojnë edhe sot, më 23.05.2023 (e martë) në:
Çair – Maja Manoleva, Bogdanka Kuzeska
Haraçinë- Tanja Tomic,
Saraj – Milena Stevanoviq, Boris Tunxhev”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. (Lideri)