Agjenti serb: 27 prilli ishte tentim për puç nga shërbimet ruse, për të fshehur të vërtetën e rastit “Monstra”
SHKAS: XHIRIMET INKRIMINUESE PËR RASTIN ME LIQENIN E SMILLKOVËS!
Shërbimet e fshehta ruse dhe serbe me çdo kusht ishin përpjekur që të vijnë tek xhirimet inkriminuese për ta, të rastit në Liqenin e Smilkovës, xhirime që në fakt dëshmojnë se të dënuarit për këtë rast janë të pafajshëm. Kështu ka deklaruar në emisionin “Në Qendër” të gazetarit, Vasko Eftov, Doktori i shkencës në fushën e sigurisë, ish-këshilltari i Ministrit të Policisë në Republikën Sërpska në Bosnjë dhe këshilltari I Ministrit të Informacionit në ish-Jugosllavi, Darko Trifunoviq, percjell KlanM.
Bëhet fjalë për periudhën krizës politike dhe protestave në Maqedoni që kulminuan me ngjarjet e 27 Prillit 2017.
“Rusët nuk guxonin ta humbnin Maqedoninë. Donin të bënin grushtet dhe për këtë shkak nisën me dhunën në Kuvend. Donin të bëjnë attentat ndaj Kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaevit dhe të tërheqin xhirimet inkriminuese që në fakt kanë dëshmuar se fëmijët shqiptarë në Maqedoni janë të pafajshëm se nuk e kanë kryer veprën në Liqenin e Smillkovës” – tha Darko Trifunoviq, agjenti serb.
Agjenti serb Trifunoviq, sic percjell KlanM, siguron se ka ekzistuar xhirimi, ekziston edhe njeriu nga Maqedonia që nuk është maqedonas, që ka poseduar xhirimin për rastin në Liqenin e Smilkovës.
“Ju e dini për cilin bëhet fjalë, unë nuk do ta them emrin, ai ishte hero dhe nuk ua dha xhirimin as shërbimeve serbe dhe maqedonase që në atë kohë ishin eksponent apo ishin në rrjetin e shërbimeve ruse”
Në Paraqin të Serbisë, sic percjell KlanM, shërbimet serbe dhe ruse janë përpjekur të vijnë deri tek xhirimi dhe ta publikojnë, me qëllim që në Maqedoni të shkaktohen trazira apo sic thuhet në këtë emision vendi të bëhet “fuçi baruti”.
“Ky xhirim nuk u është dhënë këtyre shërbimeve dhe mendoj se xhirimi është shkatëruar dhe këtu shpëton Maqedonia. Një ditë do të shkruhet dhe flitet për këtë, unë e kam takuar atë njeri dhe në njëfarë mënyre i ofrova mbrojtje dhe ai mbeti gjallë”
Agjenti serb, Trifunoviq, në emisionin “Në Qendër” tha se pas ngjarjeve të 27 Prillit 2017 në Maqedoni kanë qëndruar ithtarët e “Botës ruse së Putinit”, sic percjell KlanM, duke përmendur me këtë rast krijuesin e strategjisë pansllave të Rusisë, Aleksandar Dugin, por edhe parti pro-ruse në Maqedoni dhe Serbi. /KlanMacedonia/