Maqedoni

“Qibritashat” e Shkupit në aksion: “I jep 100 i fiton 200”! Në shënjestër turistët! (VIDEO)

“Kthemi paratë se të fundit i pata”

Këto janë fjalët e një turisti të mashtruar ditë më parë. Kjo video u bë virale nëpër rrjetet sociale.

Turisti bie pre e mashtrimit nga ana e grupit mirë të organizuar, të ashtuquajtur në gjuhë popullore “Qibritasha”, njofton KlanM.

Ky lloj mashtrimi ka ekzistuar ndër vite dhe vendi i preferuar i tyre ka qenë Ura e Gurit në Shkup.

Ky grup, sic percjell KlanM, përsëri është shfaqur në hyrje të Çarshisë e cila në sezonin e verës frekuentohet nga shumë vizitorë të huaj, e njëri ndër ta ishte edhe ky vizitor që shihet në video i cili humbi 100 eurot e fundit për pak sekonda.

Në lidhje me këtë rast kërkuam përgjigje edhe nga MPB-ja.

“SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. Deri tani nuk ka denoncime për qytetarë të dëmtuar. SPB Shkup si dhe sektorët tjerë për Punë të Brendshme në mënyrë intensive po ndërmarrin masa për shkatërimin e kësaj dukurie. Njëkohësisht MPB-ja u bën thirrje qytetarëve nëse vërejnë dukuri të këtilla ta denoncojnë në stacionin më të afërt të policisë” – thonë nga MPB.

Ndryshe, sipas Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit në tremujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar 58 mijë e 342 turistë që kanë vizituar Shkupin, ndërsa numri i bujtjeve ishte 106 mijë e 836 turistë. /KlanMacedonia/