Njeriut të aftë për punë nuk i nevojitet shpresa, por strategjia!
Shkruan: Ali Ibrahimi, Lugano-Zvicër
Qysh po don mor vëlla ndryshe me të treguar. Shpresën Zoti e ka lën për të sëmuarë/it, për të paaftë/it fizikisht.
Për ty që pretendon që nuk je i sëmuar të është e ndaluar të pritësh nga shpresa.
Nëse bën një kërkim të thjesht dhe shiqon kush janë ata që i kanë punët mirë dhe arrin suksese të njëpasnjëshme janë ata që punojnë, dhe punojnë me strategji.
Në luftëra kërkohen strategët ushtarak, por sot gjithë jeta është bërë luftë, luftë e përditshmërisë.
STARETEGJI don të thotë: -mënyra më e mirë e veprimit për të arritur një qëllim të caktuar.
SINONIM i STRATEGJISË është:
– plani,
– projekti,
– programi,
– linja,
– taktika,
– teknika,
– qasja,
– …
STOP SHPRESËS, bëhu STRATEG.
Diku e lexova këtë thënje të mençur:
“Ose bën strategjin tënde, ose do mbarosh brenda strategjisë së dikujt tjetër.”
Nëse sëmundja yte është pritimi, së pari je armik e vetëvetës, pastaj i gjithë shoqërise, në fund, nuk të jep shpresë as Zoti.
Alius, kush më thotë shpresoj, më ka treguar shumë nga vetja e tij. Më tha një maestro.