Maqedoni

Paraqitet si largues i xhindeve, gazetarja e bën horë imamin nga Maqedonia

Gazetarja nga Shqipëria është përballur me imamin nga Shkupi, Jusuf Demiri i cili po pretendonte se heq magjinë e zezë, xhindet. Siç shpjegon gazetarja për t’ua larguar xhindet imami nga Maqedonia bën një përzierje mes mjekësisë e teologjisë.

Rukje – është emri të cilin 29 vjeçari si imami ia ka vendosur edhe faqes së tij në Instagram e ku njofton mbi veprimtarinë e tij.

Personat që i drejtohen atij janë të shumtë, shpjegon gazetarja 100 euro për një seancë, rrugës, gjatë trajtimit çmimi ndryshon…

Si rrjedhojë, gazetarja tregon se si vet u takuar me hoxhën duke u paraqitur si një qytetare me probleme.

“100 euro të kushton rukja, a më kupton”, dëgjohet ai duke i thënë gazetares. Takimi mes tyre bëhet në Prishtinë.

Gjithçka zhvillohet brenda një banese. Me të kuptuar se prapa nuk qëndron një qytetare me halle por një gazetare, hoxha reagon duke u larguar ndërkohë që pyetet nga gazetarja se a është mëkat t’i marrësh para dikujt, duke përfituar nga halli i/e tij.

Ai dëgjohet duke i thënë “ka ditë gjykimi për këtë”, shkruan Insajderi.