Maqedoni

Kumanovari iku nga burgu u Idrizovës dhe plaçkiti bastoren në Shkup

Mëngjesin e sotëm një i burgosur është arratisur nga burgu i Idrizovës, menjëherë sapo ka dalë nga burgu ka grabitur një bastore me armë në Shkup. Arratisja e tij nuk ka zgjatur shume sepse është vënë në pranga nga policia.

“Policët e Departamentit për Çështje Kriminale në Gazi Babë dhe nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup, sot rreth orës 09:30 në zonën e Gazi Babës, kanë privuar D.K. nga Kumanova, i cili mëngjesin e sotëm është arratisur nga burgu. Mëngjesin e sotëm ai është arratisur nga IEVP Idrizovë ku ishte duke vuajtur dënimin me burg. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës dhe i njëjti do të dërgohet në IEVP për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.