September 20, 2024
Rajon - Botë

Erdogan nga ballkoni u drejtohet qytetarëve: Turqia zgjodhi stabilitetin! (Video)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dalur para qytetarëve turq në ballkonin e famshëm në Ankara, për të mbajtur fjalimin e zakonshëm si në çdo palë zgjedhje, përcjell Klan Macedonia.

“Vendi ynë zgjodhi stabilitetin dhe sigurinë. Rezultatet nuk janë përfundimtare, por shumica na ka zgjedhur ne. Turqia demonstroi forcën e demokracisë së saj. Kemi respekt të madh për vullnetin e popullit. Turqia dhe populli turk i ka fituar këto zgjedhje “, tha mes tjerash Erdogan. /KlanMacedonia