Maqedoni

Alarmohet policia, nxënësi nga Shkupi shkruan kërcënime në bankë shkollore, ja në cilën lagje!

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Shkup, 10 vjeçari i një shkolle fillore ka shkruar tekst kërcënues në bankë.

Policia bëri të ditur se zyrtarët policorë kanë kryer bisedë informative me të miturin dhe prindërit e tyre, pas raportimin se në shkollë fillore në Komunën Aerodrom ka pasur kërcënime.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa nga policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se më herët në Shkup, nxënësit ka përpiluar lista me emra të nxënësve të tjerë, ndërsa në Tetovë, dy 11 vjeçarë kanë lëshuar letër në tualetin në shkollë. Po ashtu edhe një gjimnazist në Shtip u privua nga liria pas kërcënimeve që bëri në rrjete sociale.

Ndryshe, në Serbi kishte dy raste të vrasjeve masive dhe pas ngjarjeve, policia e Maqedonisë po ndërmerr masa.