Maqedoni

Hoxha nga Kosova ribashkohet me bashkëshorten e tij nga Maqedonia (Foto)

Pas raportimeve në media se hoxha Drilon Gashi kishte rrahuar gruan e tij, ky i fundit ka reaguar.

Gashi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar fotografi me bashkëshorten nga Maqedonia në një restorant, e të cilës shihet duke ia mbajtur dorën.

“Me bashkëshorten 😍 #since2007“, ka shkruar ai sipër fotos.

Gashi, gjatë vitit 2018 dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten e tij nga Maqedonia. Për këtë vepër, ai ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë e cila i kishte shqiptuar vërejtje gjyqësore.
Bazuar në aktakuzë, pas një mosmarrëveshje ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe me dru, si pasojë viktima kishte përfunduar me lëndime trupore.