Maqedoni

A jeni pro, apo kundër kazinove? Tetovarët së shpejti dalin në referendum!

“A jeni për largimin e gjitha objekteve të lojërave të fatit nga shkollat dhe objektet fetare?”. Në këtë pyetje do të duhet të përgjigjen tetovarët në referendumin e ardhshëm, për të cilin iniciatorët “Lëvizja Anti-bixhoz”, thonë se përgatitjet për organizim janë kah fundi.

Jushi Emurllai nga “Lëvizja Anti-bixhoz”, thotë se qëllimi është të dërgohet mesazh te autoritetet se tetovarët nuk i duan lojërat e fatit.

“Gjithashtu duam që ky referendum të organizohet edhe në nivel të të gjithë shtetit. Ne jemi konsultuar me të gjitha partitë politike, të cilat janë pjesë e Këshillit të Komunës së Tetovës dhe kemi kërkuar takim me ta. Unë mendoj se referendumi do të bëhet së shpejti, por duhet të bëhen edhe disa konsultime shtesë”, tha Jushi Emurllai nga Lëvizja Anti-bixhoz.