Çka po ndodhë me BDI-në? Kritikon me kumtesë zyrtare politikat e kaluara të Ahmetit!?
Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret dhe mbështet vendimin e sotëm transparent të Qeverisë për miratimin e pesë ligjeve dhe dërgimin e tyre në Kuvend për miratim të mëtejshëm.
Në këto ligje, në asnjë moment, në asnjë fjali, në asnjë numër nga të pesë ligjet, nuk përmendet 60 orë punë, prandaj VMRO DPMNE po i gënjen qytetarët, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Në ditën kur Ali Ahmeti dhe Sadulla Duraku kanë qenë në Kosovë, BDI ka dalë me kumtesë zyrtare që kritikon projektin e madh dhe të shtrenjtë të qeverisjes Gruevski-Ahmeti, atë të “Shkupit 2014”.
“Ligjet parashikojnë lehtësimin e procedurave për të gjitha projektet kombëtare dhe strategjike të vendit, jo vetëm ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 – D. Ligjet mundësojnë ndërtimin më efikas dhe më të shpejtë të autostradave me kursime mbi 150 milionë euro dhe përfundimin dy vjet më të shpejtë.
Bllokada e VMRO-së dhe Levicës i kushton qytetarëve mbi 150 milionë euro vetëm për këtë projekt dhe më shumë se dy vite ndërtim shtesë. Korridoret 8 dhe 10 – D nuk janë Shkupi 2014 dhe autostrada kineze që dikush të vjedhë”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e BDI-së, pas së cilës është ngritur dilema në opinion se cka po ndodh në radhët e kësaj partie që kritkon për herë të parë politikat e kaluara të kryetarit të saj.