SHBA-ja i mohon pretendimet e Rusisë se qëndron prapa sulmeve me dronë
SHBA-ja i mohon pretendimet e Rusisë se qëndron prapa sulmeve me dronë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar pretendimet e Rusisë se ka sulmuar me dron Kremlinin.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Admirali John Kirby i tha transmetuesit MSNBC se pretendimet e Rusisë janë të rreme, shkruan BBC.
Ai tha se SHBA-ja nuk inkurajon apo mundëson Ukrainën të godasë jashtë kufijve të saj.
Rusia fillimisht akuzoi Kievin për orkestrimin e sulmit të supozuar me dron në Kremlin, duke e përshkruar atë si një tentativë për vrasjen e presidentit, Vladimir Putin.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mohoi fuqimisht që vendi i tij të ketë kryer sulmin, duke thënë se ai është pretekst për përshkallëzimin midis dy kombeve.
Moska ia hodhi fajin SHBA-së sot gjatë ditës.