MPB: Konfiskohen 150 kg drogë me vlerë rreth 400.000 euro
Më 2 Maj, në një aksion të përbashkët e të koordinuar të njësive policore nga sektoret për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rrezikshme dhe Njësinë Speciale “Tigrat” janë gjetur dhe konfiskuar 150 kilogram drogë narkotike marijuanë në vlerë rreth 400.000 euro, njofton KlanM.
Policia njofton se dje rreth orës 17.00 në rrugën “Skupi” janë ndaluar tre automjete me targa të Shkupit – Ford Galaksi që drejtohej nga B.Z (44), Pezho Ekspert që drejtohej nga R.Z (39) dhe vetura e tretë BMV drejtohej nga I.Z (19), të gjithë nga Shkupi.
Policia, sic percjell KlanM, njofton se njëri nga vozitësit e automjetit ka tentuar të arratiset por është kapur nga organet e rendit. Gjatë bastisjes në njërin prej veturave ishin gjetur 13 kuti kartoni me 102 paketime me marijuanë, kurse nga liria është privuar vozitësi I BMV-së që kishte për detyrë të paralajëmronte policinë.
“Me urdhër gjykate janë kryer bastisje në tre lokalitete dhe në një servis auto-mekaniku në Gjorçe Petrov, ku janë gjetur 4 kuti kartoni me 32 paketime me marijuanë, një peshore e madhe digjitale, maqinë paketimi, 8 valixhe udhëtarësh dhe qese me marijuanë, dy pasaporta Rumanie dhe katër plumba të kalibrit 9 milimetra” – tha Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.
Policia, sic percjell KlanM, ka konstatuar se R.Z drogën e ka marrë nga një shtetas shqiptar, ku e ka vendosur në servisin e tij auto-mekanik, për ta përgatitur për transport të mëtutjeshëm në Turqi.
Gjatë kësaj, përmes Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor përmes INTERPOL-it, nga Turqia është marrë informacioni se më 12 Qershor 2013, R.Z bashkë me bashkëshorten dhe të birin janë kapur dhe privuar nga liria gjatë transportit të heroinës. /KlanMacedonia/