Aksident i rëndë në Gjermani, ndërroi jetë 59-vjeçari nga Drenica!
Mursel Duraku (59-vjeç), nga Abria e Poshtme e Skenderajt, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani.
Lajmin për vdekjen e mërgimtarit e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.
Aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur gjatë së martës, transmeton DrenicaOnline
“Njoftim mortor: Te Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje te thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët që pas një aksidenti në Gjermani me datë 02.05.2023 në moshën 59-vjeç, ka ndërruar jetë babai, axha ynë i dashur, Mursel Duraku. Për varrim ju njoftojmë me kohë
Të pikëlluar, familja Duraku”, thuhet në njoftimin e familjes./DrenicaOnline/