Hasani: Sipas rezultateve të publikuara, në Serbi jetojn 61.687 shqiptarë, por jemi shumë më tepër!
Sipas rezultateve të publikuara, në Serbi jetojn 61.687 shqiptarë, kurse vetëm në Beograd janë mbi 100 mijë shqiptarë!!
Sot janë shpallur rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi.
Dhe paraqitja jo e drejtë, pasi ky numër është i falsifikuar, ky regjistrim është manipulim dhe mospasqyrim i drejtë e objektiv.
Jan shpallur 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoci e Preshevë.
Kujtoj se në qytetin e Leskocit janë mbi 10 mijë shqiptarë, në qytetin e Nishit janë mbi 20 mijë shqiptarë, në gjithë Vojvodinën janë mbi 50 mijë shqiptarë, kurse vetëm në qytetin e Beogradit janë mbi 100 mijë shqiptarë.
Procesi i regjistrimit në Serbi është realizuar nga data 1 Tetor,e vitit të kaluar dhe është zhvilluar, deri më datën 31 Tetor.
Në Krahinën Shqiptare, kur kemi një diskriminim më të madhë në këtë pjesë të Evropës, kur kemi pasivizim të adresave dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, tani jan manipuluar, sepse numri prej 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare, nuk është regjistrim i saktë -pra jemi shumë më shumë.
Refik HASANI