Banjat e Tetovës, aty ku qytetarët presin në kolona për të mbushur ujë të shëndetshëm
Me dhjetëra bidona kanë marrë për të mbushur ujë në Banjat e Tetovës. Në këtë mënyrë qytetarë nga Tetova dhe qytetet tjera vijnë për të mbushur ujë, njofton KlanM.
Njëri prej tyre është edhe Nexhmedin Gafuri i cili thotë që prej shumë vite vjen me familjen e tij për të mbushur ujë.
“Thonë se është i shëndetshëm, dikush thotë se nuk është. Te ju si ndikon? Te ne shumë mirë. Sa shpesh vini këtu? Dem baba dem. Gjithmonë ka qenë kështu? Jo më para më shumë ujë ka pasur tash më pak ka. Është shterrur, tha Nexhbedin Gafuri-banor.
Disa qytetarët thonë që uji është i shëndetshëm dhe për këtë shkak vijnë për të mbushur ujë.
“Është i shëndetshëm për lukthin. Vijmë këtu në çdo tre ditë”, tha një banor tjetër.
“Për shëndetin është i mirë por duhet të rregullohet. Gjendja këtu është katastrofë, kush e sheh habitet”, tha një banore.
Shumë qytetarë mbushin ujë në çezmat publike por sa është i sigurtë për të pirë mbushëm disa monstra me bidon për ta testuar.
“Kemi mbushur një bidon me ujë prej çezmës publike këtu në Banjat e Tetvoës për ta testuar ujin dhe për të parë a është i shëndetshëm për tu pirë. Zakonisht ky vend është I stërmbushur me banorë të cilët mendojnë se ky është I shëndetshëm dhe për lukthin e tyre”.
Shkuam te Instituti për Shëndet publik i cili gjatë gjithë kohës bën testimin e ujit në vend. Rezultatet e ujit prej kësaj çezme publike do të jenë gati për 10 ditë.
Nga Instituti për Shëndet Publik, sic njofton KlanM, janë me qëndrim se Maqedonia është një nga vendet e pakta në botë me ujë të pastër. Megjithatë, shpjegojnë se në mjediset rurale dhe në zonat më pak të populluara, uji ka baktere, sepse rrjedhja e ujit është shumë e vogël. /KlanMacedonia/