177 tetovarë e tepruan me bakllavë, përfunduan në spital
Gjatë ditës së djeshme deri në orët e mëngjesit në Ndihmën e shpejtë në Tetovë, ndihmë kanë kërkuar 177 pacientë ku shumica janë ankuar për shtypje të lartë, ndërsa në 7 raste ambulanta e Ndihmës së shpejtë është dashur që intervenimin ta kryej në shtëpitë e tyre, njofton TV21.
Ndryshe, mesatarje gjatë ditëve të tjera është rreth 100 pacientë.