Digjet një banesë në Shkup, nuk ka të lënduar
Sot (20.04.2023) në orën 03:10 në SPB-në e Shkupit është raportuar se në rrugën “Tome Tomshiq” në Shkup në një banesë në pronësi të shtetasit C.V.(69) ka rënë zjarr. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Shkupit. Ndërkohë po punohet për të kuptuar shkaqet e rënies së zjarrit.