Sot është ditëlindja e Ismet Jasharit-Komandant Kumanova. Vëllai Xhemail Jashari: Ju rrëfej ditëlindjen e Ismetit
Sot është ditëlindja e Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës. Ai ka lindur në fshatin Orizare të komunë së Likovës Kumanovës më 16 prill 1967, ndërsa ka ndërruar jetë më 25 gushtit në Luzhnicë të Kosovës, shkruan Open-TV.
Open-TV ju sjell një rrëfim të padëgjuar të vëllait të tij Xhemail Jashari për ditëlindjen e Ismet e Jasharit, kur ai i kishte mbushur 17 vjet.
Ai tregon se si nëna e tyre kishte përgatitur një “sytliaç” për ditëlindjen e Ismetiit.
“Aso kohe nuk mbajshin manifestime për ditëlindje, por është e vërtetë se e kemi mbajtë herë pas here me atë modestinë tonë. Më kujtohet viti 1984 kur Ismeti i pati mbush 17 vjet. U zgju nga gjumi dhe nëna ishte në mes të odës dhe ai i tha: Oj nënë sot i kam mbush 17 vjet. I pac edhe të tjerat të hairit sikur këto të tjerat ore bir. U cova në këmbë ia shtërngova dorën, ia urova 17 vjetorin e lindjes, i thash plus edhe 100. Ma bëri: ohoo, gaga Xhemail shumë janë…. Ismeti ka qenë i heshtur, por i turpshëm, dhe unë thash ta ngacmojë pak. I thash oj nënë a di pse të thash që Ismeti i ka mbush 17 vjet, se djali do mu martu, ka hedhur shtat. Nga këto fjalë Ismeti doli jasht, i vinte turp. Pastaj nënë si nënë kishte përgatitur për darkë, dicka të vecantë nga ditët tjera. E mbaj në mend ‘sytliac’ ose tamëloriz dhe i kishte përgatitur dy pula. Dhe, në mbrëmje babai im e pyet nënën tonë: Çka është kjo. Nëna ia ktheu: Djali, Ismeti i ka mbush 17 vjet. Këto fjalë kanë qenë”, kujton mes tjerash për Open-TV, Xhemail Jashari, vëllai i madh i Ismetiit, për Open-TV.
Ps: Kronika është realizuar vitin e kaluar.
Rrëfimin mund ta ndiqni në këtë link: