Kërcënohet pronari i TetovaSot, ia dëmtojnë makinën me sende të forta (VIDEO)
Makina e pronarit të Portalit ‘TetovaSot’ Rami Mislimi është sulmuar nga një person i maskuar mbrëmjen e kaluar reth orës 1 pas mesnate, autori shihet në video duke goditur xhamin e pasëm të makinës me sende të forta, shkruan InfoShqip.
Rasti është paraqitur edhe tek organet policore që kanë qenë në vendngjarje ku janë vënë në kërkim të autorit për kapjen dhe për zbardhjen e këtij rasti.
Për sulmin po ashtu ka edhe një video incizim si dëshmi e kësaj ngjarje sulmi ndaj një pronari të medias.
Poashtu vlen të theksohet fakti se disa muaj mëparë u sulmua në detyrë edhe gazetari i portalit “TetovaSot”, Nevrij Ademi në ambientet e një shkolle publike në Tetovë, ku së fundmi edhe u kërcënua pasi kishte zbardhur rastin e një punësimi nepotik në Komunën e Tetovës. /InfoShqip
Video: