Në Nerasht të Tetovës vendoset flamuri Kuq e Zi
Në Nerasht të Tetovës është vendosur flamuri Kuq e Zi në shtizë 10m të gjatë.
Flamuri është vëndosur në parkun e Xhamisë në qendër të fshatit nga ana e Bashkësisë Lokale.
Nerashi është fshat i cili gjindet në fushën e Pollogut rreth 18 km larg prej Tetovës. Ky fshat numëron rreth 8000 banorë, përafërsisht 900 shtëpi sipas statistikës së fundit. Banorët e këtij fshati etnikisht të pastër janë shqiptarë. I takon komunës së Tearcës dhe përreth kufizohet me disa fshatra maqedonase si Jegunovca dhe Bjelovishti, dhe me dy fshatra shqiptarë Odrin dhe Dobroshtin. Një numër tepër i madh i banorëve të Nerashtit jetojnë dhe punojnë në vendet perendimore, pjesa më e madhe e tyre në Danimarkë. Pamje të tyre dhe historinë e tyre më detajisht do ti gjeni ne linkat përkatëse. Tanimë disa autorë shkruajn për këtë fshat. Ne do të mundohemi që të dhënat në shkrimet e tyre ti sjellim në këtë faqe. Karakteristikë e veçantë e këtij fshati është gjuha dhe pozita gjeografike e tij. Ai është fshat fushor disa kilometra larg nga mali Sharr, diku ndërmjet lumit Vardar dhe Sharrit. Gjuha! e tij dallom mjaft nga e gjuha shqipe e pollogut. Ai karakterizohet me gjuhe të veçantë gegë, për të cilën do të mundohemi tu japin informacione në linkat përkatëse. Sot arqitektura e këtij fshati dita më ditës i afrohet një qyteze të bukur dhe moderne. Për ç’do vit ndërtohen diku reth 30-40 shtëpi të reja banimi. Është fshati me qendrën më të bukur në këtë rethinë.
Emri Nerasht rrjedh prej fjalës ilire Narest, që paraqet antroponim ilir. Më vonë fjala Narest do të zëvendësohet me fjalën Nerast, që më vonë do të lind fjala Nerasht.