Lloga-Silvestri: Italia është një mbështetës i fortë i vendit tonë në procesin eurointegrues
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, SH.T. Andrea Silvestri. Ministri Lloga falënderoi mbështetjen që Italia i jep vendit tonë në fushën e reformave dhe në procesin e integrimit.
Ambasadori Silvestri u njoftua për procesin e ndryshimeve kushtetuese, përbërjen e grupit të punës, reformat zgjedhore, Strategjinë e Reformës në Gjyqësor 2023-2027, procesin e digjitalizimit në gjykata dhe në prokuroritë publike.
Lloga dhe Silvestri përfunduan se bashkëpunimi rajonal duhet të vazhdojë, ndërsa reformat të zbatohen paralelisht me integrimin në BE.