Maqedoni

Astriti nga Gostivari është zhdukur në Shkup, shpërndane dhe ndihmoni familjen në gjetjen e tij

Nuk dihet fati i 26 vjeçarit nga Gostivari i cili u “zhduk” në Shkup, familjarët kërkojnë ndihmë

Familjarët e Astrit Ismailit nga Gostivari kërkojnë ndihmën e çdokujt që mund të ketë informacion në lidhje me fatin e tij. Ai ka humbur kontaktet me familjen që nga dita e hënë, ndërsa gjërat personale të tij janë në banesën ku ka jetuar në Shkup.

Njoftimi nga familjarët:

Djali ne foto Astrit Ismaili 26 vjet nga Gostivari, qe nga dita e hene data: 10.04.2023 është i zhdukur nga banesa e tij në Shkup me adresë: VARSAVSKA nr.17. Gjërat e tij personale si telefon, laptop të gjitha gjenden ne banesë. Banesa është me të vjellura dhe andaj nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore. Policia po i kryen hetimet e duhura, familjarët gjithashtu lusin të gjithë qytetarët e Shkupit, që nëse e takojnë djalin, të kontaktojnë policinë ose në numrin : 071 433 777 .