Tetovari thotë se e kërcënoi, policia arreston 34-vjeçarin nga Gërçeci
Një 34-vjeçar nga Gërçeci i Shkupit është arrestuar pas raportimeve të një tetovari se i njëjti e ka kërcënuar, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se të njëjtit kishin probleme për shkak të çështjes së borxhit financiar.
“Gjysmë ore pas mesnate, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin Sh.I. nga Grçeci i Shkupit, të cilin dy orë më herët e kishte raportuar 36-vjeçari B.P. nga Tetova se për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besues e kërcënoi. Sh.I. është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.