Kosovë

Fehmi Fetahu, biznesmeni nga Zvicra i cili milionat po i investon në vendlindje

Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, njëkohësisht biznesmen shumë i suksesshëm në Kosovë dhe Zvicër, ka marrë çmimin “Investitori më i madh në Gjilan”, shkruan albinfo.ch.

Ai ka marrë këtë çmim si mirënjohje nga Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit në eventin e GCDA për lansimin e videoklipit ‘Himni i Gilanit’ nga këngtari NASER BERISHA

Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, në krye me avokatin Arsim Vranovci, tek Vali Ranch në Gjilan, ka organizuarë eventin e lansimit të muzikës dhe videoklipit ‘Himni i Gilanit’ nga Naser Berisha, një nga muzikantët më të njohur dhe më të respektuar në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe mjekër
Sponsorizues i këtij eventi ishte avokati dhe pronari i Global Cobsulting & Development Associates, Arsim Vranovci. Këshilli i Biznesit të Rajonit të Gjilanit ka qenë domethënës në mbështetjen e bizneseve dhe ndërmarrësve të qytetit dhe ky event është një dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj komunitetit.

Mund të jetë një imazh i 7 persona
Në përgjithësi, eventi premton të jetë festë tradicionale dhe fantastike e Gjilanit, qytetarëve dhe kulturës. Eventi u mbajt tek Vali Ranch, dhe filloi nga ora 19:00, ku pati muzikë live nga Naser Berisha me band-in e tij dhe Greta Azizi, këngëtare e ftuar si mysafire speciale.

Mund të jetë një imazh i 5 persona
Vlen të theksohet se Fehmi Fetahu, një biznesmen shumë aktiv dhe me shije europiane, të gjitha investimet i ka bërë në vendin e tij të lindjes, në Përlepnicë.

Mërgimtari dhe afaristi Fehmi Fetahu ka arritur që një vend pa rrugë dhe të lënë pas dore në kodrinat e Përlepnicës së Gjilanit ta shndërrojë në një nga perlat e Ballkanit, duke punësuar edhe shumë të rinj gjilaas me kontrata afatgjate.

Filloi me një restorant dhe një fermë kuajsh “Vali Ranch”, për t`u zgjeruar biznesin e tij në një nga hotelet më luksoze për ushqim dhe ahengje familjare në rajon. /Albinfo.ch