Maqedoni

Kastriot Rexhepi mbetet pa truproja: Ma hoqën sigurimin sepse u afrova me “Grupin e Zjarrit”

Deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi ka mbetur pa truprojat që i’a kishte siguruar shteti menjëherë pasi nuk votoi mocionin për rënien e Qeverisë LSDM-BDI, në nëntor të vitit 2021. Në një prononcim për gazetën LAJM, Rexhepi tha se nuk ndjehet i rrezikuar, ndërsa sqaroi se sigurimi personal i është ndërprerë menjëherë pas zgjerimit të Qeverisë me Aleancën për Shqiptarët. Ai dyshon se ky vendim është hakmarrje për afërsinë e tij me “Grupi e Zjarrit”. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.