Maqedoni

“Nikob” largon nga puna mbi 100 të punësuar

Më shumë se njëqind të punësuar në kompaninë për sigurim fizik “Nikob”, të cilët punojnë për sigurimin e objekteve komunale në Maqedoni që kanë zyra dhe njësi rajonale të ministrive dhe organeve të ndryshme të pavarura të administratës shtetërore, në vend që të marrin dy rrogat e vonuata për muajin shkurt dhe mars, kanë marrë një formular që vullnetarisht të nënshkruajnë dorëheqjen nga puna, transmeton Lideri.mk.

Ata sigurojnë zyra të tilla në ndërtesat komunale në Probishtip, Koçan, Shtip, Sveti Nikollë dhe në disa objekte tjera komunale në Maqedoni, sigurimjn e të cilave Shërbimi Qeveritar për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ia ka besuar kompanisë së sigurimit në bazë të tenderit prej 2 milionë eurove për 3 vite, shkruan SDK.mk.

Pavarësisht se po tentojnë të mësojnë shkaqet, të punësuarit deri tani nuk kanë asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë dhe cilat janë arsyet, e as kur do të marrin dy pagat e vonuara për muajin shkurt dhe mars. E vetmja gjë që shefat u kanë thënë punonjësve është se ata do të punojnë edhe sot, kurse prej nesër nuk duhet të paraqiten në vendin e. Sipas planit të “Nikob”, në dhjetë ditët e ardhshme do të mbetet vetëm një punonjës dhe më pas edhe ata do të shkojnë në shtëpi.

“Nikob” dhe Shërbimi Qeveritar për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta nuk kanë qenë sot të disponueshëm për koment. Kurse punëtorët e larguar nga puna thonë se nuk do t’i nënshkruajnë dorëheqjet.

“Ne nuk i nënshkruajmë formularët sepse po planifikojmë të drejtat tona në bazë të Marrëveshjes për marrëdhënie pune dhe në bazë të ligjeve, t’i kërkojmë përmes gjykatës.

Dy vite rresht kemi marrë kompensim për pushim vjetor prej vetëm 100 denarë. Ne nuk kemi asnjë kompensim shtesë për punën të dielave dhe gjatë festave. Do të kërkojmë pagat e vonuara, sepse edhe para gjashtë vitesh nuk kemi marrë disa paga nga kompania e mëparshme “Securicom”, e cila ka dështuar për keqpërdorime dhe krime të ndryshme dhe pronarët kanë ikur jashtë vendit”, thonë punonjës të “Nikob”-it.