Zelensky shtroi iftar për ushtarët myslimanë të Ukrainës
Volodymyr Zelensky shtroi iftar për myslimanët, të cilët shërbejnë në ushtrinë e Ukrainës. Përveç ushtarëve, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik ndërsa presidenti ukrainas deklaroi se kjo darkë do të bëhet tradicionale gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
⚡️Zelensky honors Muslim tradition by participating in first 'official' iftar.
President Volodymyr Zelensky announced on April 7 that Ukraine was beginning a new tradition of hosting official iftar meals during Ramadan. pic.twitter.com/tXl2HpsF8F
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) April 7, 2023
“Sot ne fillojmë një traditë të tillë për Ukrainën, një iftar në nivel zyrtar, së bashku me heronjtë tanë, ushtarët e pranishëm myslimanë, së bashku me mexhlisin e popullit tatar të Krimesë dhe përfaqësuesit e të gjithë komunitetit mysliman të Ukrainës.
Për më tepër, ne me këtë konfirmojmë se vlerësojmë çdo person dhe komunitet”, pohoi ai. Zelensky theksoi se diversiteti është baza e karakterit të Ukrainës së pavarur, të cilën çdo kush e dëshiron.
Zelensky shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj myslimanëve të vendit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar mysliman, të cilët, ashtu si ukrainasit, kërkojnë paqe dhe mbrojtje nga e keqja.
/abcnews.al