Banorët e Gërçecit bëjnë iftar në rrugë: Nuk dorëzohemi deri në zgjidhje të problemit me EVN-në (Foto)
Banorët e fshatit Gërçec të Sarajit kanë bllokuar udhëkryqin në hyrje të Sarajit dhe dalje të Shkupit. Ata protestojnë kundër EVN-së për shkak se prej disa ditësh nuk kanë energji elektrike, informon Klan Macedonia.
Siç thonë banorët, në këto ditë të Ramazanit e kanë shumë të vështirë pa rrymë elektrike.
Për Klan Macedonia, ata thonë se nuk kanë ndërmend të dorëzohen derisa t’iu zgjidhet problemi dhe t’u lëshohet rryma elektrike nëpër shtëpitë e tyre.
Iftarin e sotëm e pritën në rrugë me hurma e me ujë./KlanMacedonia