Policia jep detaje: Një i plagosur, dy të lënduar në Çair afër Bit Pazarit
Tre persona kanë marë lëndime nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur rreth orës 18:00 pranë poliklinikës në Bit Pazar. Njëri prej të plagosurve është 17-vjeçar.
Të gjithë u dërguan në spital. Të shtënave, sipas MPB-së, i ka paraprirë një përleshje fizike mes të plagosurve.
“Me datë 07.04.2023 rreth orës 18:00 në SVR Shkup është raportuar se në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka ndodhur një konfrontim fizik dhe menjëherë pas kësaj nga Qendra Mjekësore “Shën Naum Ohridski” është raportuar se A.B (20) është dërguar tek ata për ndihmë mjekësore me plagë në dorën e djathtë nga armë zjarri, si dhe AB (23) me lëndime nga sende të forta dhe një 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.