Skender Hajrizi u bë me fëmijë pas 18 vitesh martesë, sot u bë edhe me shtëpi të re
Humanisti më i madh që njeh shqiptaria, hoxhë Halil Kastrati po vazhdon t’i gëzojë skamnorët gjithandej Kosovës por edhe ata nga Mitrovica, shkruan “Mitropol”.
Për ditën e premte (Xhuma) hoxha ka bërë me shtëpi edhe familjen e Skender Hajrizit nga Mitrovica të cilët deri tash po jetonin në një shtëpi të improvizuar në një shupë.
Hoxha Halil Kastrati njoftoi se donatorët e vetëm të kësaj shtëpie që e dhuroi shoqata “Jetimat e Ballkanit” janë të bijtë e Emin Hysenit nga Mitrovica me banim në Zvicër.
Skender Hajrizi i cili u bë me një djalë pas 18 vitesh tash gëzon edhe shtëpinë e re falë zemrës së madhe të shqiptarëve bëmirës./Mitropol/