Maqedoni

Shkupjani thotë se u mashtrua në Tetovë, i dhanë me qira dyqanin që ishte i “bllokuar” nga përmbaruesi

43-vjeçari E.M. nga Shkupi ka raportuar në polici se është mashtruar nga disa persona në Tetovë pasi të njëjtit i kanë dhënë një dyqan me qira, i cili rezultoi se është në procedurë përmbarimi, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren me rastin në fjalë.

“Dyzet e tre vjeçari E.M. nga Shkupi, pronar i një kompanie private, dje (06-prill) në ora 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se ka qenë i mashtruar nga personi R.Sh. (60) nga Poroji i Tetovës dhe persona të tjerë. Sipas raportit, R.Sh. me të ka lidhur kontratë për dhënien me qira të një objekti në Tetovë edhe pse më vonë ka konstatuar se objekti nuk ka dokumente të nevojshme dhe se i nënshtrohet përmbarimit, kurse E.M. tashmë kishte sjellë të gjitha pajisjet e nevojshme në objekt. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.